Flash News

KRYESORE

Ministria e Bujqësisë u dëmtua gjatë punimeve për ndërtimin e sheshit, tërmeti thelloi më shumë ‘plagën’

Ditën e djeshme u raportua, se si pasojë e lëkundjeve të forta të shkaktuara nga tërmeti, u dëmtua edhe godina e Ministrisë së Bujqësisë. Nga fotot e publikuara, godina ku sot ndodhet Ministria e Bujqësisë, ka pësuar një plasaritje të madhe, e për pasojë është ndarë në dy pjesë. I gjithë ky dëmtim ju faturua tërmetit, por Politiko.al ka mësuar se e vërteta qëndron ndryshe.

Nga burime në Ministrinë e Bujqësisë, Politko.al ka mësuar se çarja që ka pësuar godina e ministrisë nuk është si pasojë e tërmetit, lëkundjet e djeshme vetëm sa e thelluan më shumë të çarën. Si pasojë e mungesës së fondeve restauruese, godina e ministrisë së Bujqësisë kishte shfaqur shenja dëmtimi, por çarja e mureve, të cilat tashmë janë edhe më të dukeshme, janë bërë në kohën ku po bëheshin punimet për restaurimin e shëtit rreth saj.

Makineritë e rënda që punuan aty prej disa ditës, shkaktonin lëkundje të herë pas hershme dhe për pasojë muret e godinës nisën të plasariteshin.

Punimet për restaurimin e sheshit pranë Ministrisë së Bujqësisë, janë bërë nga firma ‘Fusha’, si pjesë e sheshit ‘Skënderbej’. Po kjo firmë u akuzua edhe për përmbytjen e Bashkisë dhe Bibliotekës Kombëtare, pasi gjatë punimeve për sheshin dëmtoi rrjetin e kullimit./Politiko.al

 

 

Të fundit