Flash News

KRYESORE

Ministria e Drejtësisë dorëzon kërkesën për ekstradimin e Çekajt; Çfarë do të ndodhë me pronarin e 613 kg kokainë

Ministria e Drejtësisë dorëzon kërkesën për

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se i ka dërguar autoriteteve gjermane kërkesën për ekstradim për Arbër Çekajn, administratori i kompanisë ‘Arbi Gardën’ që akuzohet si i implikuar për 613 kg kokainë që u kapën në Durrës. Çekaj kishte porositur ngarkesën me banane,

Çekaj u arrestua rreth një javë më parë nga policia vendase në një provincë pranë qytetit të Dyseldorfit, teksa zbulimi i vendndodhjes së tij u bë i mundur pas përgjimit të telefonit.

Pas ekstradimit, procedurë që mund të zgjasë nga 2 javë deri në 1 muaj, Çekaj do të përballet me akuzat për trafik droge, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’ në mungesë.

Operacioni nisi gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar Arbër Çekajn.

“Alo, jam Arbëri…”, telefonata e fundit me bashkëshorten që fundosi pronarin e 613 kg kokainë

Të fundit