Flash News

KRYESORE

Ministria e Drejtësisë komandon, në shkelje të ligjit, kreun e ZVRPP-së Sarandë; shkak vizita e Ramës

Në shkelje të plotë të ligjit, Ministria e Drejtësisë ka komanduar, pasditen e sotme, në postin e drejtorit të ZVRPP Sarandë, Gledi Dukën.

Komandimi i tij në këtë post është bërë jashtë kritereve ligjore pasi Regjistrues duhet të jetë dikush që ka 5 vite eksperiencë në administratën publike.

Duka ka vetëm 3 muaj eksperiencë në administratë si zëvendësregjistrues (i emëruar në mënyrë antiligjore) dhe 6 muaj në sektorin privat.

Komandimi i tij në këtë detyrë është bërë në mënyrë të shpejtë me qëllim firmosjen e dokumentave që pritet të shpërndajë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që ka parashikuar të zhvillojë në Sarandë së afërmi. Mesa duket Ministria e Drejtësisë ka nxituar të bëjnë këtë komandim pasi duhet të firmosen statuset e lejeve të legalizimit nga Drejtori i ZVRPP.

Gledi Duka njihet si një nga njerëzit më të afërt të deputetit socialist, Alket Hyseni./Politiko.al

 

Të fundit