Flash News

KRYESORE

Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra 2 drejtorë burgjesh

Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra 2 drejtorë burgjesh

Ministria e Drjtësisë ka shkarkuar sot nga detyra dy drejtorë burgjesh. Bëhet fjalë për drejtorin e burgut Vlorë,  Bashkim Habilaj dhe Drejtorin e Burgut Fushë-Krujë, Albert Malaj.

Mësohet se shkarkimi i tyre është bërë për braktisje të detyrës dhe keqmenaxhim të institucionit.  

Ndërkohë menjëherë pas shkarkimit Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar emërimin e drejtorëve të rinj në 8 IEVP-ve (Tropojë, Burrel, Fier, Rrogozhinë, “Jordan Misja”, Lezhë, Vlorë dhe Fushë-Krujë), si dhe drejtuesve të rinj të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Durrës, Shkodër, dhe Sarandë).

Ministria e Drejtësisë fton çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit.

 

 

Të fundit