Flash News

KRYESORE

Ministria e Financave do të japë me qira Syrin e Kaltër për 72 500 lekë në muaj

Ministria e Financave do të japë me qira Syrin e Kaltër për

Një nga vendet më të bukura në Shqipëri, Syri i Kaltër i cili çdo vit tërheq me mijëra turistë do të jepet me qira. Ministria e Financave ka marrë vendimin që ta japë atë me qira për 10 vitet e ardhshme. Dhe shuma që do t’i paguhet shtetit është befasuese, vetëm 72 500 lekë në muaj

Ky institucion njoftoi se synimi është që Syri i Kaltër, të mund të gjenerojë të ardhura dhe punësim për banorët e zonës.

Aktualisht zona që do të jepet me qira është nën menaxhimin e kompanisë “Albturist T.O” sha dhe ka një sipërfaqe prej 470 metra katrorë, nga të cilat 220 metra katrorë janë objekt dhe 250 metra katrorë sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër.

Shoqëria e lartpërmendur kërkon që zona të jepet me qira vetëm nëse ruhet destinacioni i tij fillestar që është ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit ekonomik. Po ashtu fituesi i qirasë duhet të marrë përsipër të gjitha detyrimet që rëndojnë mbi pronën. Konkurrimi sipas njoftimit zyrtar është hapur sot në Ministrinë e Financave.

Të fundit