Flash News

KRYESORE

Ministria e Financave: Lehtësi për bizneset që do kontribuojnë në nismën “Shqipëria Solidare”

Ministria e Financave: Lehtësi për bizneset që do

Pas gjendjes së jashtëzakonshme nga tërmeti i datës 26 nëntor me magnitudë 6.4, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka marrë një nismë për të nxitur të gjitha bizneset që të kontribuojnë për familjet e prekura.

Nisma “Shqipëria Solidare” ka si qëllim lehtësimin e pasojave nga ky tërmet që u mori jetën 51 personave dhe la të lënduar të paktën 900 të tjerë.

Kështu, Ministria e Financave ka përgatitur Aktin Normativ sipas të cilit do të rritet nga 3% në 8% e fitimit të tatueshëm, njohja si shpenzim i zbritshëm i donacioneve në mjete monetare, të bëra nga bizneset. Kjo do të vlejë për periudhën e “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” brenda afatit të përcaktuar në legjislacion.

Shpenzimet e zbritshme në masën 8%, nga 3% që është aktualisht, do të mund të përfitohen vetëm nëse donacioni do të adresohet në llogaritë e thesarit, të vëna në dispozicion nga Ministria e Financave.

Gjithashtu ky akt vlen edhe për donacionet për shkak të shpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore” të bëra në formën e pasurive të paluajtshme.

Thirrjes së Qeverisë për kontribute i janë bashkuar shumë biznese nga brenda dhe jashtë vendit.

Të fundit