Flash News

KRYESORE

Ministria e Financave: Tatimorët presione bizneseve për fushatë përmes gjobave

Ministria e Financave: Tatimorët presione bizneseve për fushatë

Ministrja e Financave Helga Vukaj përmes një deklarate për mediat thotë se inspektorët tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese për shkak të bindjeve politike.

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për çdo rast kur ata ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë këtij institucioni.

 DEKLRATA E PLOTE:

Ministria e Financave, në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake.

Veprime të tilla janë të patolerueshme. Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi. Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për cdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh. Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Ëhatsapp, Viber).

Të fundit