Flash News

KRYESORE

Ministria e Infrastrukturës paraqet situatën alarmante: Digat e rezervuareve rrezikojnë të çahen, shumë fshatra mund të përmbyten

Ministria e Infrastrukturës paraqet situatën alarmante: Digat e

Në mbledhjen e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Agim Bregasi, drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ka folur për një situatë alarmante në digat e rezervuarve në të gjithë Shqipërinë.

Në raportin ku përfshihen 640 diga thuhet se shumica e tyre nuk janë mirëmbajtur dhe për pasojë fshatra të tërë rrezikojnë të përmbyten.

“Ka ndërtime me leje, pa leje qe e nderlikojnë situatën. Por ai studimi që do bëhet nga Komiteti Kombëtar i Digave do përcaktojë se në cilat diga duhet ndërhyrë. Në dijeninë time për këto diga BB ka bërë një studim dhe është ndërhyrë në 12 diga. Do të bëhet një verifikim i gjithë situatës”, u shpreh Bregasi.

Deputetë të Partisë Socialite ngriten gjithashtu shqetësime në komision për disa nga digat e dëmtuara që ndodhen në zonat e tyre elektorale.

Të fundit