Flash News

KRYESORE

Ministria e Jashtme hungareze: Gruevski kërkoi azil në ambasadën tonë në Tiranë

Ministria e Jashtme hungareze: Gruevski kërkoi azil në ambasadën

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka kërkuar azil përmes ambasadës së Hungarisë në Shqipëri përpara se të shkonte në Budapest dhe të kishte mbështetjen e Viktor Orban.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme Hungareze për Radion Europa e Lirë. “Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”.

Ministria nuk kanë informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalë nga Maqedonia, por shtojnë se “ai erdhi në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Ish-kryeministri maqedonas u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Apelit në Shkup pasi shpenzoi 600 mijë euro nga buxheti i shtetit për blerjen e një veture.

Autoritetet shqiptare pranuan se ai ka ikur nga pika kufitare e Hanit të Hotit, por pa theksuar nga hyri, teksa dyshimet janë se ai ka kaluar në këmbë në Bllacë.

Të fundit