Flash News

KRYESORE

Ministria e Jashtme reagon për ngjarjen në Bularat: Keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm nga ana e shtetit fqinj

Ministria e Jashtme reagon për ngjarjen në Bularat: Keqardhjen

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke si dhe Policisë së Shtetit, ku sqarohej ngjarjanë Bularat, në të cilën mbeti i vrarë nga RENEA shtetasi grek, Konstandinos Kacifas.

Në deklaratën e saj për mediat, Ministria e Jashtme ka shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur, si edhe për  reagimin e shtetit fqinj, për të cilin thekson se e ka politizuar situatën.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për ‘humbje jete të papranueshme’”, thuhet veç të tjerash në deklaratë.

Kujtojmë Kocifa u ekzekutua pasi refuzoi të dorëzohej ndonëse iu bë thirrje disa herë nga uniformat blu.

Deklarata e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”.

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurt e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Të fundit