Flash News

KRYESORE

Ministria e Jashtme tjetër njoftim për riatdhesimin e shqiptarëve: Nga sot, drejtohuni vetëm te kjo njësi

Ministria e Jashtme tjetër njoftim për riatdhesimin e

Ministria e Punëve të Jashtme ka nxjerrë tjetër udhëzim për shqiptarët e mbetur përtej kufijve, pas mbylljes së tyre për shkak të pandemisë globale.

Sipas MEPJ, nga sot të gjithë qytetarët e mbetur të bllokuar, duhet t’i drejtohen vetëm Njësisë së Emergjencës me numrat përkatës.

Sqarimi:

Njoftim drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë që për shkak të COVID-19, kanë ngelur të bllokuar jashtë RSH-së.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët nuk arritën të ishin pjesë e planit të riatdhesimit, se dje plani është mbyllur me fluturimin e bërë nga Roma.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente, të cilat janë vlerësuar me rigorozitet nga Përfaqësitë e RSH-së në botë.

Duke nisur nga sot, datë 2 prill 2020, të gjithë qytetarët e mbetur të bllokuar, duhet t’i drejtohen VETËM Njësisë së Emergjencës, të ngritur në MEPJ, në numrat e emergjencës, si më poshtë, ose në adresat e e email-it:

[email protected];

[email protected].

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 09:00-17:00.

📞 00355694045503

📞 00355694045502

📞 00355694045500

📞 00355694045498

📞 00355694045495

📞 00355694045505

📞 00355694045501

📞 00355694045499

📞 00355694045497

📞 00355694045496

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.

📞 00355694045493

📞 00355694045487

📞 00355694045492

📞 00355694045494

📞 00355694045489

📞 00355694045486

📞 00355694045490

📞 00355694045491

📞 00355694045485

📞 00355694045488

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ju siguron që çdo qytetar i cili do të komunikojë me Njësinë e Emergjencës ( në numrat e vënë në dispozicion ose nëpërmjet email-it) do të marrë përgjigje!

Të fundit