Flash News

KRYESORE

Ministria e Kulturës braktis kulturën, shkon në Dropullin e rrezikuar nga flakët

Fshatrat e Dropullit po kalojnë prej disa ditësh një situatë emergjente për shkak të zjarreve. Emergjencat Civile, Shërbimi Zjarrfikës dhe efektivë të Forcave të Armatosura janë në një operacion të gjerë për të vënë nën kontroll flakët. Ndërkohë sot pasdite ka zbritur në terren edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht deputetja e qarkut Gjirokastër. Ajo është ndalur në fshatin Dhuvjan dhe Terihat, të cilët sot u rrezikuan seriozisht nga flakët.

Kumbaro është takuar me drejtues të operacionit për shuarjen e zjarrit dhe me banorë të fshatit, të cilët i garantoi për mbështetje me të gjitha format, në mënyrë që jeta dhe prona e tyre të mos rrezikohet. Kumbaro u kërkoi drejtuesve të policisë vënien përpara përgjegjësive të zjarrvënësve dhe ndëshkimin e tyre, për këtë dëm të jashtëzakonshëm që po i shkaktojnë vendit. Bashkë me Kumbaron ishte në Dropull edhe Prefekti i Janinës, Aleksandros Kahrimanis.

Ndërkohë ajo ka patur edhe një komunikim telefonik me zv.ministrin e Brendshëm të Greqisë, Nikos Toskas, me të cilin ndau nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit për të kapërcyer këtë situatë të vështirë. Aktualisht gjendja është normalizuar disi, por rreziku mbetet ende prezent pasi vatrja e zjarrit nuk mund të shuhet plotësish, për shkak të terrenti të vështirë.

Ka kohë që Kumbaro ka hequr dorë nga kultura, duke e braktusur atë për mandatin e deputetes. Prej mëse gjashtë muaj, më shumë në zonën elektorale sesa në Tiranë. Vijon dëgjesat me banorët e fshatarët e jugut dhe ka kohë q nuk dëgjon artistët që ankohen për ditë. Raportimet që vijnë nga terreni flasin se ajo sot po inspekton zjarret që kanë rënë në zonën e saj elektorale, e cila, për hir të së vërtetës, ka javë që digjet. Ndërkohë kulturës ka kohë që i ka rënë zjarri ... por Kumbaro, njëlloj si Bonaparti, “pas meje flaka t’i bjerë!”, sepse e di shumë mirë se nuk do të jetë më ministre, e Kulturës jo e jo, por as ministre!

Të fundit