Flash News

KRYESORE

Ministria e Kulturës ndërron drejtorët e institucioneve, pas AQSHF, Cirkut Kombëtar, ikën edhe Artan Shabani, drejtori i Galerisë Kombëtare

Ministria e Kulturës ndërron  drejtorët e institucioneve, pas

Artan Shabani nuk do të jetë më drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Pritet që në Galerinë Kombëtare të jetë një drejtor i ri, sepse Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për pozicionin e drejtorit në këtë institucion.

Artan Shabani ka bërë me dije se nuk do të rikandidojë pasi, sipas tij, “ky vendim vjen se mbarova mandatin 4 –vjeçar”. Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të galerisë së arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama, ashtu siç përzgjodhi edhe koreografinë njohur Iilir Kerni ne krye te Teatrit të Operës dhe Baletit. Shabani jetonte dhe zhvillonte karrierën artistike në Itali, duke marrë pjesë në ekspozita e bienale ndërkombëtare. Ai u kthye nga Italia në Shqipëri së bashku me familjen. Kthimi i tij ishte pikërisht për marrjen e postit të drejtorit në Galerinë Kombëtare të Arteve, premtimi për të cilin iu bë publikisht nga kryeministri në një aktivitete ndërkombëtar në Tiranë.

Më 25 shtator u mbyll konkursi për drejtor në Arkivin e Filmit, ku, pas shpalljes së kritereve nga MK, vetëm një person u paraqit dhe këto dy ditë do të bëhet edhe prezanitimi në Arkiv nga vetëm ministria.

Po ashtu edhe Cirku Kombëtar do ketë drejtorin e ri, pas pezullmit të drettorit Kujtim Dumi, i denoncuar për rryshfete, e afera korruptive.  Edhe për këtë institucion konkursi është mbyllur më 25 shtator.

Nga drejtorët e Rilindjes, kanë mbetur edhe disa pa u ndërruar, si Drejtori i Institutit të Monumenteve, Biliotekës Kombëtare, Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Teatit Kombëtar, teatrit “Kujtim Spahivogli”, etj. Por jo të gjithë do ndërrohen tani, pasio do vijojn; sezonin artistik drejtori i TK, Hervin Çuli, drejtori i teatrit “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo, drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja, drejtoresha Zana Çela e TKOB, etj. 

Të fundit