Flash News

KRYESORE

Ministria e Mbrojtjes: Lëndimi i pjesmarrësve në minitngun e PD-së nuk erdhi nga elementë kimik

Ministria e Mbrojtjes: Lëndimi i pjesmarrësve në minitngun e

Sipas rezultatit të analizave të laboratorit kimik pranë Ministrisë së Mbrojtjes lëndimi i 140 mbështetësve të Partisë Demokratike në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" javën e kaluar, nuk është shkaktuar nga elementë kimikë. Report Tv ka mësuar se kanë përfunduar analizat e mostrave të mbledhura në Bulevard një ditë pas mitingut, 27 maj, për të zbuluar shkakun e lëndimeve si skuqje, lotim, apo dhe marrje fryme te mbështetësit e PD.

Konkluzioni i analizave është se simptomat nuk kanë ardhur nga agjentët kimikë siç u pretendua nga opozita. Sipas analizave, Bulevardi përpara Kryeministrisë nuk ka pasur lëndë të kontaminuara. Ndërkohë 37 monstra gjaku nga personat e lënduar janë dërguar në Gjermani, për të mësuar shkakun e vërtetë të problemeve shëndetësore. Megjithatë, dyshohet se lëndimet e mbështetësve të PD të kenë ardhur nga prozhektorët ndriçues, një prej pistave kjo që po heton Prokuroria.

Të fundit