Flash News

KRYESORE

Ministria e Mbrojtjes shpërdoroi afro 1 miliard lekë për radarët, tani merr edhe 400 mln lekë të tjera nga buxheti për “modernizimin”...

Opozita dje denoncoi Ministrinë e Mbrojtjes së Mimi Kodhelit se ka harxhuar 93 milionë lekë, çdo muaj, për firmën që mirëmban radarët, plus disa miliona të tjera, po kësaj firme, për shërime që kurrë nuk u kryen. Ndërkohë sot ministrja e re e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka deklaruar se qeveria ka rritur buxhetin e vitit 2017 për mbrojtjen me 400 milionë lekë, fond që do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti këtë të martë në një takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewiç.

“Bëhet fjalë për 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017, që do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura”, tha Xhaçka.

Ajo shtoi se, në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë.

A ka ndonjë garaci se vërtet këto para do të shkojnë për “modernizmiin” e ushtrisë , apo do shkojnë në xhepin e klientëve të qeverisë dhe gjeneralëve të ushtrisë që akuzohen nga poltika (PD dhe LSI) për korrupsion të pastër?

Aq para sa ka shtuar qeveria për forcat e armatosura në 2018 janë vjedhur këtë vit nga firma që nuk kreu asnjë shërbim për radarët e dalë jashtë loje dhe që favorizuan kontrabandën e trafikun e drogës e kriminelëve.

Duke parë se deri tani asnjë masë nuk është marrë në këtë drejtim, ka shumë gjasa që edhe këto para të shkojnë për shërbime që nuk kanë lidhje me FA, por me drejtuesit dhe udhëheqësit politike të këtyre forcave.

Të fundit