Flash News

KRYESORE

Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Mos bini pre e informacioneve të rreme, asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të mos bien pre e informacioneve jo korrekte dhe false për koronavirusin.

Përmes një deklarate për mediat, ministria njofton qytetarët seqytetarët se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ndërsa bën me dije se janë marrë të gjitha masat.

“Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut.

Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Këshilla si të ruheni nga rreziku për koronavirusin

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit