Flash News

KRYESORE

Ministria e Shëndetësisë çon në gjykatë “Urdhrin e Stomatologut”, deputeti: Show cinik, ishin në dijeni

Ministria e Shëndetësisë çon në gjykatë

Ministria e Shëndetësisë njofton se e ka dërguar vendimin në gjykatë, pasi e konsideron si të paaplikueshëm dhe me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.

Menjëherë pas këtij reagimi të Ministrisë së Shëndetësisë ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD ka thënë se gjithçka është një show dhe se Ministria ka qenë në dijeni për këtë ndryshim prej kohësh.

Postimi i plotë:

Teatralitet grotesk i Ministrise se Shendetesise ne lidhje me rritjen e cmimeve te procedurave stomatologjike.

I qenkan drejtuar edhe gjykates!!!

Thjesht ky eshte nje show cinik e talles ndaj qytetareve e sherbimit.

Qeveria, Ministra e Shendetesise, Fondi, qe kane qene prej kohesh ne dijeni te ketij problemi, duhet te suvencionojne per te mbuluar procedurat baze stomatologjike, si pjese perberese e kujdesit shendetesor.

Kjo eshte zgjidhja shendetesore e sociale, qe siguron nivel cilesor sherbimi, masivitet te popullesise per mjekim, parandalim patologjish e parametra te pranueshem shendetesor.

Kam nje pyetje per Ministrine tone, a e keni pare apo studjuar ndonjehere si eshte gjendja e aparatit te gojes se shumices dermuese te qytetareve shqiptare?!

Karastrofe me premisa komplikacionesh serioze!

Pra sot mos beni te pa diturin e cuditurin, se edhe po te jete keshtu, aq me keq per efikasitetin e punes suaj.

Pranoni te verteten e deshtimin tuaj ne te gjithe sistemin shendetesor!

Të fundit