Flash News

KRYESORE

Ministria e Shëndetësisë hap aplikimet, 114 vende pune për infermierë dhe teknikë laboratori

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar hapjen sërish të aplikimeve për punësimin e infermierëve. Ministrja, Ogerta Manasterliu, njofton se do të jenë 104 infermierë të cilët do të punësohet teksa do të punësohen edhe 7 teknik laboratori, 2 mami dhe një teknik imazheri.

Aplikimet në portalin infermierëpërshqipërinë.al janë të hapura deri në datën 30 qershor.

“Rihapen aplikimet për punësimin e infermierëve përmes platformës infermierepershqiperine.al

Aplikoni për vendet vakante

▫️104 infermierë

▫️7 teknikë laboratori

▫️2 mami

▫️1 teknik limazherie

Afati i mbylljes së aplikimeve👉🏼 25 qershor”, shkruan Manasterliu. Ndërkohë, janë publikuar edhe spitalet si dhe qendrat shëndetësore ku ka vakanca sa i takon infermierëve.

Të fundit