Flash News

KRYESORE

Ministria e Shëndetësisë hap tenderin e respiratorëve për pacientët e prekur nga koronavirusi, vendos 24 orë kohë për dorëzimin e ofertave

Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin për blerjen e respiratorëve, pajisje jetike tek personat e prekur nga COVID dhe që kanë probleme me frymëmarrjen.

Tenderi është bërë publik dje nga MSH përmes disa dokumentave ku thuhet se afati kohor për dorëzimin e ofertave është 18 marsi, pra sot deri në orën 17:00.

Fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129.727.371 lekë pa TVSH.

Kohës së lëvrimit, i jepen 60 pikë. Ndërsa, me 40 pikë, vlerësohet oferta finaciare, sipas asaj që shkruhet në dokumente.

MSH kërkon që të gjithë dokumentet të jenë origjinalë pse kopje të noterizuara të tyre.

Në rast se dokuementet janë të pasakta ose të rreme, ndodh skualifikimi.

Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Të fundit