Flash News

KRYESORE

Ministria e Shëndetësisë jep urdhër: Asnjë informacion për situatën e fruthit

Ministria e Shëndetësisë jep urdhër: Asnjë informacion

Epidemia e fruthit ka përfshirë vendin tonë që prej janarit dhe deri tani janë konfirmuar 162 raste me fruth dhe janë shënuar dy viktima (dy foshnja, 4 dhe 8 muaj).

Kjo shifër është raportuar nga vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale javën e kaluar, ku për herë të parë, në një deklaratë për mediat u bënë të njohura dhe një plan masash që Ministria ka marrë bashkë me institucionet në varësi.

Por MSH ka filluar të krijoje barriera për gazetarët të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë informacion për rastin konkret në QSUT. Gazetarja e shëndetësisë, Elona Tereziu ka tentuar të marrë informacion por është gjendur para një refuzimi nga ana e mjekëve.  

Ministria ka urdhëruar mjekët që  të mos përgjigjen për asnjë media lidhur mbi këtë situatë,  çka nënkupton, mosdhënien e asnjë informacioni mbi numrin e rasteve dhe situatën aktuale. Ky urdhër duket se nuk është dhënë vetëm për mjekët e shërbimit terciar, pra QSUT, por edhe për Poliklinikat e kryeqytetit, ku nga shërbimet e infektivit mjekët pohojnë se kanë marrë urdhër që të mos flasin për epidemi , duke refuzuar dhënien e çdo lloj informacioni.

Të fundit