Flash News

KRYESORE

Ministria e Shëndetësisë paralajmëron për pikun e vapës: Mos punoni, rrini në hije e pini lëngje…

Ministria e Shëndetësisë merr “masa” për të parandaluar ngjarjet e rënda në pikun e vapës, rekomandon pushuesit të qëndrojnë në hije e të pijnë lëngje... Me një apel drejtuar qytetarëve që të ruajnë veten, Ministria e Shëndetësisë heq përgjegjësitë e saj për ngjarjet e rënda, duke pretenduar se “u doli borxh qytetarëve”, se “i paralajmëroi” dhe nuk u ka asnjë faj për atë që mund t’u ngjasë në pikun e vapës, edhe pse qytetaret mund te kene pune e jane te detyruar le vëzin. Asnjë fjalë për gadishmërinë e mjekësve, autoambulancat apo spitalet… “Ruani veten”, ky është mesazhi që vjen nga Ministria e Shndetesise!

"Ja rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta:

-Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.

-Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën).

-Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majoneza nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremrat e ndryshëm.

-Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike.

Të sëmurëve kronikë u rekomandohet dhe këshillohen që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.

-Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije."

Të fundit