Flash News

KRYESORE

Ministria e Shëndetësisë shpall konkursin publik, kërkohen 24 drejtorë të rinj në gjithë Shqipërinë

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin publik për 24 drejtorë spitalesh në gjithë Shqipërinë.

“Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 7.3.2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit, VKM nr. 508, datë 13.09.2017, ”Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhërit nr. 412, datë 12.10.2017 “Për proçedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesve të spitaleve Bashkiake”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor” të spitaleve bashkiake”, thuhet në njofrimin e Ministrisë së Shëndetit, e cila ka publikuar dhe listën bashkitë ku kërkohen drejtorë të rinj spitalesh.

Të fundit