Flash News

KRYESORE

Ministria e Shëndetësisë u jep 2 milionë lekë mjekëve që shkojnë në rrethe

Ministria e Shëndetësisë u jep 2 milionë lekë

Ministria e Shëndetësisë do të dyfishojë pagat për mjekët specialist të cilët do të pranojnë të punojnë në spitalet rajonale.

Numri i ulët i mjekëve ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që në 2018-n të ofrojë dyfishin e pagesës për të plotësuar nevojat për specialistë në të gjitha spitalet e vendit.

“Masa e bonuesit do të rritet deri në 2 apo 2.5 milionë në varësi të specialitetit dhe aktivitetit spitalor që do të kryejnë mjekët dhe gjithashtu dhe performancës”, shprehet ministrja Ogerta Manastirliu. Por nuk do të jenë këta të vetmit që do të marrin më shumë para në 2018.

“Do të rivlerësohet edhe njëherë rritja e pagave deri në masën 5% për mjekët dhe infermierët”, shtoi më tej ministrja e kontaktuar nga TV Klan.

Mbyllja per 4 vjet e specializimeve ishte një ndër faktorët kyç që çoi në krijimin e mungesave të mjekëve specialistë në rrethe, ndaj Ministria e Shëndetësisë është e mendimit që krahas dyfishimit të bonusit, diplomimi i 290 specializantëve në janar të 2019, do të çojë në plotësimin e nevojave.

Të fundit