Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ministria jonë e kulturës lexon vetëm me “intelektualë”, sepse ajo është një Ministri kulture me “k” të vogël
Flogerta Krypi
Ti je një lexues. Harxhon thuajse 20% të rrogës tënde mujore për të blerë dy libra në Shqipëri dhe e shtyn muajin duke lexuar referimet e të tjerëve për të blerë librat që duhet të lexosh. Mund të të ndodhë të kesh një mik të mirë, i cili të dhuron ndonjë libër apo duke kaluar në rrugë gjen ndonjë libër të përdorur që i mungon kopertina, por duke qenë se është me çmim të mirë ti e blen.
Ti je një lexues, por në biblotekën kombëtare nuk ke akeses, sepse prej më shumë se nëntë muajsh ajo nuk ofron asnjë shërbim, pasi ra një zjarr. Pas këtij incidenti ndodhi që zv.Ministri i kulturës në Shqipëri, u shfaq në një konferencë për shtyp duke na informuar që ishin djegur thjesht “disa libra rus”. E pas kësaj nuk ndodhi asgjë tjetër me rëndësi.
Ti je një lexues, por në lagjen tënde nuk ke një biblotekë dhe pse kryetari i bashkisë ka mbushur vendin duke na thënë se janë shtuar hapsirat për lexuesit, studentët dhe biblotekat e njësive bashkiake së bashku me biblotekat e shkollave janë bërë funksionale dhe për komunitetin. Por ti që je një lexues, jo vetëm për në facebook, e di që kjo nuk është e vërtetë.
Ti je një lexues, por në vendin tënd nuk ka aktivitete letrare. Ka disa shtëpi të forta botuese të cilat, vetëm me mbështetjen e projekteve që financohen nga Bashkimi Europian kanë arritur të sjellin disa autorë të huaj në Shqipëri dhe të zhvillojnë promovimet e këtyre librave. Tek tuk bëjnë dhe ndonjë intervistë televizive për të na informuar për librat e nxjerrë në treg së fundmi nga ta.
Ti je një lexues, por ti nuk je i rëndësishëm, sepse ti nuk je një “intelektual”. Në këtë projektin e famshëm që mbështet Ministria jonë e kulturës nuk të ka ftuar ty si lexues të marrësh pjesë. Sepse ti nuk je “intelektual”. Ti nuk vishesh bukur dhe nuk je mjaftueshëm fotozhenik për kamerat dhe këto “intelektualët që lexojnë për ty”.
Ti je një lexues, por shkolla, universiteti nuk të ka informuar se ky aktivitet zhvillohet dhe pse hyrja është e lirë. Ti nuk mund të shkosh dot sepse sot është ditë e enjte dhe ti je në shkollë, universitet apo punë. Por nëse sot një nga partitë politike shqiptare do të kishte një “protestë” apo miting, ti do të ishe urdhëruar nga drejtoria e shkollës të dilje atje dhe të mbaje flamurin e ndonjë partie.
Ti je një lexues, por ti e ke shkollën në qendër të Tiranës, jo në Shkozë për shembull. Dhe pse ti jeton vetëm dhjetë minuta nga qendra e Tiranës me makinë ti konsiderohesh “periferik” dhe këto “intelektualët” që lexojnë me Ministrinë tonë të kulturës nuk arrijnë dot deri në Shkozë. Ata do lexojnë për shkollat private ku edukohen bijtë e “intelektualëve”.
Ti je një lexues, por ti nuk je i rëndësishëm, sepse prindi yt nuk del në televizior çdo ditë. Ata nuk janë as deputetetë, as ministra, as “intelektualë”. Rëndësia e mendimit tënd rreth një libri varet pikërisht nga statusi i familjes tënde. Nëse ti je thjesht një lexues kur ti drejton një pyetje, kundërpërgjigja e këtyre intelektualëve është “Nga vjen ti?”. Duke qenë se ti vjen nga hiçi dhe je thjesht një lexues, pyetja jote nuk ka vlerë ndaj kamerat fiken.
Ti je një lexues, por asnjë televizion nuk të fton ty të flasësh për librat, sepse ti thjesht lexon. Këto televizione kanë vend vetëm për Ministrinë tonë të kulturës që organizon këto super aktivitete dhe ne lexuesit e thjeshtë jemi të parëndësishëm për mbarëvajtjen e aktivitetit. Mund të them me bindje të plotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë ku panairi i librit shihet si një “librari e madhe ku shiten libra me shumicë”. Madje suporti që jepet nga institucioni që përfaqëson kulturën në Shqipëri nuk jep asnjë mbështetje. Për të mos folur pastaj për përfaqësimin tonë në tregun e jashtëm.
E për gjithë këto arsye këto “intelektualë” nuk lënë hapsirë për ty. Sepse ti je thjesht një lexues dhe Ministria jonë e kulturës lexon vetëm me “intelektualë” që janë gjithçka, gazetarë, opnionistë, deputetë, drejtorë të ndonjë gjëje etj. Madje ky status të jesh i bindur i dashur lexues që nuk do të marrë asnjë “like” nga këto “intelektualë”. E di pse? Sepse dhe unë si ti, jam thjesht një lexuese.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38