Flash News

KRYESORE

“Ministria kërcënon mësuesit me pushime nga puna”, ish deputeti nxjerr mesazhin: Ka humbur çdo logjikë

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh, sipas tij adresuar mësuesve që nuk kanë pranuar të administrojnë provimet e maturës shtetërore këtë vit.

Në mesazhin e paraqitur nga Boçi flitet për largime nga puna të këtyre mësuesve.

Ish deputeti shkruan se Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë dhe se kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.

Reagimi i plotë

PIKA E DEGRADIMIT TË MATURËS

Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit.

Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit.

E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna.

Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve.

Më turp e zi s’ka ku të shkojë.

Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë.

Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.

Të fundit