Flash News

KRYESORE

Ministria ruse reagon pas deklaratave të Ramës: Kryeministri promovon në rajon platformën e urryer të Tiranës

Pas deklaratave të herëpashershme të Ramës se Rusia influenconë Ballkan me modelin autoritar të lidershpit, ka raguar Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ministria me anë të një deklarate thekson vëmendjen që ka ndaj Ballkanit Perëndimor. Ka qenë gjuha shqipe e zyrtarizuar në Maqedoni  dhe deklaratat e Ramës, që kanë shqetësuar federatën ruse, e cila ka dhënë dhe një deklaratë të publikuar dhe në faqet zyrtare.   

Reagimi i plotë i Ministrisë së Jashtme të Rusisë:

 Ne i kushtuam vëmendje deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, më 14 janar, lidhur me përfshirjen në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe “betejën për Kosovën” si dhe kontributin vendimtar të PS-së në procesin e futjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Ligjit “Për përdorimin e gjuhëve”, sipas të cilit gjuha shqipe në të vërtetë merr statusin e një gjuhë shtetërore.

Kjo retorikë e Ramës konfirmon qëllimin për të promovuar më tej “platformën e urryer të Tiranës” të hartuar me pjesëmarrjen e tij personale.

Zbatimi i dispozitave të këtij dokumenti është i mbushur me erozionin e themeleve kushtetuese të shtetësisë maqedonase, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe si rezultat – goditjet e reja ndëretnike në Ballkan.

 E gjithë kjo është në përputhje me ambiciet e mëdha shqiptare që vënë në pikëpyetje integritetin territorial të një numri vendesh në rajon.

Duke i kushtuar rëndësi çështjes së përdorimit të gjuhëve, ne e konsiderojmë thelbësisht të rëndësishme që vendime të tilla të bëhen në bazë të marrëveshjes së të gjitha degëve të pushtetit dhe konsensusit të gjerë në shoqëri.

 

Të fundit