Flash News

KRYESORE

Ministria shtyu me një muaj shpalljen e fituesit, Kalaja: Qeveria po i lë kohë “TERNA-s”, për të rregulluar letrat për tenderin Milot-Fier

Ministria shtyu me një muaj shpalljen e fituesit, Kalaja: Qeveria po i

“Mashtrim!”, kështu e ka cilësuar aktivisti Aulon Kalaja njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës për shtyrjen me një muaj të shpalljes së firmës fituese për rrugën Milot-Fier.

Kalaja shprehet se përmes këtij njoftimi, Ministria synon t’i jap kohë kompanisë greke “TERNA” për të plotësuar mungesat me letrat e tenderit.

Ndërsa, rithekson se ky koncesion do t’iu rëndojë qytetarëve për 35 vitet e ardhshme, Kalaja ka thënë se kjo lëvizje e qeverisë është për të hedhur hi syve shqiptarëve dhe për të ulur vigjilencën e aktivistëve.

“Arsyeja se afati për tenderin do shtyhet me 1 muaj për shkak të pandemisë është një mashtrim, sepse e vërteta është se qeveria po i lë kohë kompanisë greke “TERNA”, e cila me sa duket nuk ka qepur ende letrat e tenderit. Qeveria është frikësuar nga reagimet e opinionit publik për këtë skemë vjedhje. Një koncesion që do i rëndojë shqiptarët për 35 vitet e ardhshme, të cilët do të duhet të paguajnë 20 euro vajtje-ardhje për të kaluar në autostradën Milot-Fier.

Lëvizja e “qeverisë Rama” ka ardhur si pasojë e asaj që ne si aktivistë deklaruam se, së shpejti do dërgojmë në SPAK këtë dosje, me dyshime të forta për aferë korruptive, të zyrtarëve shqiptarë dhe sekserëve të huaj. Gjithashtu me dritëhije për vlerën fantastiko-shkencore të çmimit të rrugës, 1.2 miliardë euro, e ashtuquajtura “rruga e artë”, e shtruar me flori, rreth 7 herë më e shtrenjtë se e njëjta autostradë në Kroaci, pjesë e “korridorit blu”. Me shtyrjen e afatit të tenderit, qeveria erdhi në qëndrimin tonë se koha që i është lënë kompanive prej 3 muajsh është e pamjaftueshme për firmat që të sjellin një ofertë, me përjashtim të ndonjë kompanie që e ka punuar në prapaskenë dhe i është premtuar ky tender. Nëse qeveria shqiptare do e kishte seriozisht, të paktën kompanive do të duhej t’i lihej koha nga 1-2 vite, për të marrë pjesë në këtë tender”, shprehet aktivisti.

Aulon Kalaja gjithashtu u shpreh se shqiptarët duhet të dinë të ngrihen, të reagojnë dhe të protestojnë, për të mos lejuar këtë vjedhje të paprecedentë mes “qeverisë Rama” dhe kompanisë greke “TERNA”.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/10/WhatsApp-Video-2020-10-07-at-12.07.23-PM.mp4"][/video]

Të fundit