Flash News

KRYESORE

Ministrja Balluku mesazh në telefon ish-deputetit të PD: Çfarë vlerësimi na jepni?

Ministrja Balluku mesazh në telefon ish-deputetit të PD:

Ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ka mbërritur në celular një mesazh nga ministrja e Transportit, Belinda Balluku, për t’i dhënë një vlerësim mbi shërbimin që kishte marrë në Drejtorinë e Transportit Rrugor.

Mesazhi u lexua nga Balliu në protestën te zona e ‘Astirit’ në Tiranë, i cili theksoi se nuk i kujtohet se ketë qenë në këtë drejtësi, por, gjithsesi, nëse ministrja Balluku kërkon vlerësim për shërbimin, duhet të shkojë në ‘Unazën e Re’ për të parë situatën.

Reagimi i Klevis Balliut:

Ministrja Balluku vendos të më nisë një SMS.

Këtë SMS unë vendosa ta ndaj me heronjt e Unazës së Re.

Ministja kërkon vlerësimin tim pë cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap sëbashku me banorët e Astirit.

DONI TË DINI VLERËSIMIN?

000000000000000

Duam DREJTËSI për Unazën e Re.

Duam DREJTËSI për aferën.

ANULLO projektin

ANULLO projektin

Të fundit