Flash News

KRYESORE

Ministrja bullgare vjen në Tiranë dhe kërkon ‘krijimin’ e minoritetit prej 100 mijë banorësh

Ministrja bullgare vjen në Tiranë dhe kërkon

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku takimin e parë e zhvilloi me presidentin e sapo betuar, Ilir Meta.

Përveç diskutimeve për thellimin e bashkëpunimit dhe procesit të anëtarësimit në BE, qëllimi kryesor i vizitës së Zaharievas është njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri.

Sofia e i ka kërkuar zyrtarisht Tiranës njohjen e komunitetit, pjesëtarët e të cilit pretendohet se identifikohen aktualisht si maqedonas. Kjo kërkesë u përfshi së fundmi edhe në rezolutën e Parlamentit Europian, megjithatë, autoritet shqiptare nuk kanë reaguar ende.

Por, njohja e minoritetit bullgar nga Shqipëria do të shkaktonte përplasje me Maqedoninë, pasi vendi fqinj e pretendon të vetin këtë minoritet. Në Shqipëri jetojnë 8,301 banorë me etni maqedonase, shumë larg nga numri i pretenduar nga Bullgaria.

Sipas reagimeve që vijnë nga Sofia, komuniteti bullgar në Shqipëri arrin nga 50 mijë deri në 100 mijë banorë dhe nëse kjo shifër do të konfirmohet ndonjëherë, ky do ishte minoriteti më i madh në vendin tonë. Aktualisht, vetëm 2% e popullsisë së Shqipërisë është minoritare, me grekët që janë 24,243 banorë, të ndjekur nga romët me 8,301 banorë.

Të fundit