Flash News

KRYESORE

Ministrja e Drejtësië kërkesë KLD: Të hetohet kryetari i Gjykatës së Shkodrës

Ministrja e Drejtësië kërkesë KLD: Të hetohet kryetari

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka firmosur kërkesën për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi. Kërkesa i është dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas denoncimeve të disa avokatëve në Shkodër.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.

Në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare. Ndërsa për kancelarin e kësaj gjykate, Ministrja e Drejtësisë i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të marrë masat e parashikuara nga ligji, pas konstatimit të faktit se ka bërë deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

Të fundit