Flash News

KRYESORE

Ministrja e Financave bën përpjekje për të zgjidhur tensionet “Kosovë-Shqipëri“

Ministrja e Financave bën përpjekje për të zgjidhur

Ky mund të quhet dhe tensioni tregëtar i ashtuquajtur si`patatja e nxehtë´ i regjistruar ditët e fundit  mes Shqipërisë dhe Kosovës për çështje e importit të patateve në vendin tonë.

Ndërkohë që gjithçka lindi nga një vendim tinzar dhe aspak patriotik i firmosur nga Arben Ahmetaj, pak ditë përpara se të linte zyrën të cilën e mori më pas ministrja teknike Helga Vukaj. Me makutërinë që e karakterizon dhe me shumë gjasë më sposorizmin e lobeve të forta tregëtare në vend, Ahmetaj firmosi një vendim që e rriste cmimin e referencës për patatet dhe qepët e thata  nga Kosova në Shqipëri, duke e penalizuar fort produktin bujqësor kosovar pa patur një arsye apo argumentin konkret.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, bëjnë të ditur se Ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj ka kërkuar marrjen e masave të mënjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas kësaj ndërhyrje të Ministre Vukaj,  tensionet e shfaqura sërish mes Kosovës dhe Shqipërisë janë drejt zgjidhjes pas rishikimit që i është bërë çmimeve të referencës së miratuara më herët nga ish ministri Ahmetaj. I gjithë ky nonsens në qëndrimin e qeverisë shqipare dhe ish ministrit Ahmetaj, doli në pah pikërisht në ditët kur Edi Rama ka marrë flamurin për të sëndërtuar Ish Jugosllavinë tregëtare, me propozimin për krijimin e tregut të përbashkët në Ballkan, por vetëm një ndryshim të vogël, duke përjashtuar Kosovës nga këto benefite dhe duke “integruar” Shqipërinë në vizionin e Aleksandër Vuçiç.

Të fundit