Flash News

KRYESORE

Ministrja e LSI flet për fushatën: Situata është shumë e tensionuar, mezi pres të mbarojë

Ministrja e LSI flet për fushatën: Situata është

Ministrja e LSI, Klajda Gjosha tha sot nga “Vila24” se situata e fushatës në vend është tejet e tensionuar.

Gjosha tha se mezi po pret që fushata të mbarojë teksa shtoi se  jo të gjitha situatat pasqyrohen në televizion.

“Situata është shumë e tensionuar, mezi po pres që të mbarojë. Jo të gjitha gjërat pasyrohen në televizion. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe duan të provojnë një forcë tjetër politike, ndaj edhe rritja e LSI i frikson forcat e tjera. LSI do vazhdojë të sulmohet pasi do të dalë forcë e parë. Zotit Tahirit nuk i takon fare të flasë kundër LSI, pasi programi i LSI është bërë nga qytetarët e thjeshtë. Unë nuk merrem me shifra por di të them se duke filluar nga Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të surprizojë” tha Gjosha nga “News24”.

Të fundit