Flash News

KRYESORE

Ministrja e Mirëqenies Sociale nis procedimin për largim nga puna për 3 drejtorë në Elbasan

Ministrja e Mirëqenies Sociale nis procedimin për largim nga puna

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka nisur procedimin disiplinorë për largimin nga puna të tre drejtorëve pasi akuzohen për përfshirje në  në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës.

Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit, largim të Astrit Hados, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqëore, largimin nga puna të Ervis Xhelos me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Elbasan, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Xhelo ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet , gjatë orarit zyrtar të punës

NJOFTIM PËR SHTYP

Masë disipliniore, largim nga puna Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit. Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqëore, largimin nga puna të z. Ervis Xhelo me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Elbasan, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Xhelo ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet , gjatë orarit zyrtar të punës. Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i kujton edhe një herë të gjithë punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi, që të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi për të mos u përfshirë dhe ekspozuar publikisht në aktivitete të fushatës zgjedhore, gjatë orarit zyrtar të punës. MMRS është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e deoncuara dhe verifikuara. Nga ana tjetër kërkohet bashkëpunim dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit edhe nga drejtuesit e institucioneve, të cilët kanë përgjegjësi direkte në lidhje me aktivitetin e punonjësve të tyre.

Të fundit