Flash News

KRYESORE

Ministrja e re e Arsimit, përfituese e fondeve te fondacionit të Sorosit në Kosovë

Ministrja e re e Arsimit, përfituese e fondeve te fondacionit të

Besa Shahini është një ndër shtatë ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Rama, të cilat do të marrin zyrtarisht detyrën nëse do të dekretohen nga Presidenti Ilir Meta.

Ngjitja e shpejtë e Shahinit, nga një e panjohur në zv/ministre e Arsimit deri në krye të dikasterit të rëndësishëm ka ngjatur mjaft habi dhe kuriozitet lidhur me arsye se pse Rama zgjodhi pikërisht zyrtaren nga Kosova.

Në CV-në e saj të prezantuar nga Ministria e Arsimit, thuhet se Shahini ka kryer studimet Bachelor në shkenca politike dhe administratë publike pranë York University, në Toronto, Kanada ndërsa ka përfunduar studimet master për politika publike pranë Hertie School of Governance, në Berlin, Gjerman.

Nga të dhënat në internet, rezulton po ashtu se ajo është edhe një nga përfitueset e fondeve  te Fondacionit Shoqëria e Hapur në Kosovë, teksa ka kryer edhe një studim me temë: “Analizë e efekteve të Instrumentit të Asistencës Para-anëtarësimit (IPA) mbi ekonominë e Kosovës”.

Të fundit