Flash News

KRYESORE

Ministrja Evis Kushi falenderon paraardhëset Shahinin dhe Nikollën për cilësinë e arsimit

Ministrja Evis Kushi falenderon paraardhëset Shahinin dhe Nikollën

Edhe pse ish-ministret e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Bsa Shahini u shoqëruan gjatë gjithë kohës me akuza dhe protesta për keqmenaxhim, por pasaedhësja e tyre ka fjalë të mira për to.

Teksa ka postuar në rrjetet sociale, një video për raportin më të fundit Bankës Botërore, ku Shqipëria renditet ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në arsim, Kushi shprehet se falë punës së Nikollës dhe Shahinit, sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim.

Postimi i plotë:

Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në #arsim

Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim.

https://www.facebook.com/kushievis/videos/774630950018351/

Të fundit