Flash News

KRYESORE

Ministrja franceze: gjendja aktuale e BE nuk jep mundësi për zgjerim

Në një intervistë për gazetën e Beogradit, 'Politika', ministrja e Çështjeve Europiane në qeverinë franceze, Nathalie Loiseau, tha se gjendje e tanishme e Bashkimit Europian nuk lejon që të bëhen antarësime të reja.

Gjatë një vizite në Beograd, Loiseau tha se si Serbia, ashtu dhe Mali i Zi kanë bërë progres në rrugën për antarësim, duke hapur 16 nga 35 kapituj, por ka shtuar se "si miqtë tuaj jemi të detyruar t'ju themi të vërtetën: BE nuk është në gjendje për antarësime të reja kështu siç janë punët. BE ka nevojë të reformohet për vete".

Loiseau ka flur për 'kushte të kënaqshme' të cilat sipas saj nuk janë as në klubin e BE, dhe as në vendet që duan të antarësohen në Union.

Serbia dhe Mali i zi janë më afër antarësimit duke qenë se kanë hapur afërsisht gjysmën e  kapitujve të antarësimit, pas çeljes së negociatave disa vite më parë. Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat bashkë me Bosnjen dhe Kosovën, mbeten ende në 'stacionin e fundit' të Europës.

Maqedonia është penguar nga çështja e emrit, të cilën e ka zgjidhur së fundmi, ndërsa Shqipëria, pas ardhjes në pushtet të së majtës, ka mbetur në vend sa u takon hapave për çeljen e negociatave të antarësimit.

Të fundit