Flash News

KRYESORE

Ministrja Gjonaj i vë kushte gazetares së DW: Do të jap intervistën nëse s’më pyet për Tahirin e Xhafajn

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka vënë kushte gazetares së Deutsche Welle, Anila Shuka, që do të japë intervistën vetëm nëse nuk e pyet për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ministrin aktual Fatmir Xhafaj.

E indinjuar nga kushti i ministres, gazetarja në një postim në Facebook ndër të tjera shkruan, “Për fat të keq ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe dhe tha se mund të jepte intervistën vetëm nëse nuk do ta pyesja për dy personat në fjalë. Do të ishte shkelje e etikës gazetareske të pranoja këtë kusht”.

Mirëpo, nuk dihet arsyeja pse, gazetarja e ka fshirë nga Facebook postimin e saj.

Të fundit