Flash News

KRYESORE

Ministrja Gjonaj shkarkon pesë zyrtarë për korrupsion

Ministrja Gjonaj shkarkon pesë zyrtarë për korrupsion

5 punonjës të zyrave të shtetit janë shkarkuar nga detyra pasi akuzohen për korrupsion, ndërsa janë marrë edhe 26 masa disiplinore.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat u shpreh: “Për identikimin e evidentimin e të gjithë akteve korruptive nga punonjësit e administratës. Task-forca ka realizuar kontrolle në disa institucione si ALUIZNI Durrës e Kavajë. Task-Forca ka rekomanduar 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 shkarkime nga puna”.

Më tej ajo shton se ndër të pushuarit janë përgjegjës sektori dhe specialistë në drejtoritë rajonale.

“Shkeljet përmbajnë elementë të veprave penale. Janë kryer kallëzime penale për 6 punonjës  dhe  ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, dhe specialistë të këtij sektori të cilët kanë shpërdoruar detyrën", tha më tej ajo.

 

Të fundit