Flash News

KRYESORE

Ministrja Kumbaro flet me gjuhën e Ramës: Duam vetëm çeljen e negociatave, jo anëtarësim në BE

Ministrja Kumbaro flet me gjuhën e Ramës: Duam vetëm

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka deklaruar se Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj për hapjen e negociatave me BE. Në një intervistë për televizionin e njohur francez, TV5Monde, Kumbaro theksoi se vlerësimi i KE për progresin e vendit tonë në procesin e integrimit ka qenë objektiv dhe se asgjë e keqe nuk i vjen Europës dhe as BE nga  hapja e negociatave për Shqipërinë.

“Nuk është momenti për hyrjen e Shqipërisë në Europë. Është vetëm të hapim negociatat për hyrjen e Shqipërisë që do të marrë kohën që duhet. Por KE është deklaruar në favor dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave jo hyrjen e Shqipërisë në BE. Të jemi të sinqertë, Shqipëria e ka bërë rrugën e  saj. Nëse KE është shprehur për hapjen e negociatave është se të gjithë ekspertët që ndjekin punimet dhe evoluimet që ka bërë dhe janë përmbushur nga Shqipëria dhe shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve ka konstatuar se detyrat e shtëpisë janë bërë dhe se jemi gati të hapim negociatat. Kjo nuk do ti ndryshojë asgjë Europës dhe as BE”, ka pohuar Kumbaro.

Kumbaro shtoi se anëtarësimi në BE nuk është objektiv vetëm i qeverisë por gjithë shoqërisë shqiptare. “Jo vetëm objektiv por ka qenë gjithmonë në emocion i madh dhe më lini të konfirmoj se kur diktatura ra në Shqipëri në '90, slogani i të gjithë shqiptarëve dhe që erdhi shumë natyrisht ishte duam një Shqipëri si gjithë Europa. Shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri gjatë këtyre viteve por ka një gjë që nuk ka ndryshuar, ky slogan që ka një bindje, është gati një "fe".Shqipëria gjeografikisht dhe historikisht është në Europë dhe nëse ka diferenca ato janë vetëm politike dhe ne jemi aty për ti përmbushur”.

Në këtë mënyrë u shpreh edhe kryeministri Rama në një intërvistë për televizionin tjetër francez ‘France 24’.

Të fundit