Flash News

KRYESORE

Ministrja Manastirliu: Çfarë e drejte po shkelet te 'Unaza e Re' për të patur protesta të dhunshme?

Ministrja Manastirliu: Çfarë e drejte po shkelet te 'Unaza e

Ministrja e Shëndetësisë, Orgerta Manastirliu deklaroi në emisionin 'Open' në Top Channel se në spital ndodhen aktualisht tre qytetarë të lënduar gjatë protestës përpara Kuvendit.

Manastirliu komentoi edhe plagosjen e Ina Nuka, efektive e policisë, e cila po vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spital.

"Them çfarë fati që ka ngritur dorën sepse mund t'i kishte rënë edhe në fytyrë ai flakadan. Mendoj se çdo zgjidhet me dialog dhe mirëkuptim, protestuesit e tejkaluan dhe ndodhen momente të dhunshme", tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ngriti edhe pyetjen se çfarë e drejte po u shkelet banorëve të "Unazës së Re" për të kaluar në protesta të dhunshme.

"Protesta e tejkaloi masën dhe ajo që nuk duhet të ndodhte ishte dhuna ndaj policisë. Cila e drejtë po shkelet këtu që të kalohet në protesta të dhunshme? Të gjitha opsionet nga qeveria dhe bashkia janë dhënë", u shpreh ministrja.

Të fundit