Flash News

KRYESORE

Ministrja Manastirliu: Më shumë se 600 persona të lënduar që janë paraqitur në spital

Ministrja Manastirliu: Më shumë se 600 persona të lënduar

Ministrja e Ogerta Manastirliu ka bërë një bilanc të rasteve të paraqitura në spital, duke folur nga spitali i traumës.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ministrja është shprehur se më shumë se 600 qytetarë janë paraqitur e trajtuar në spitale.

Statusi i plotë:

Vijojmë të jemi në gatishmëri me ekipet tona mjekësore për të bërë të pamundurën për të shpëtuar jetë në këtë fatkeqësi të natyrës që ka goditur vendin tonë!

Punë e jashtëzakonshme e ekipeve të urgjencës paraspitalore, mjekëve dhe infermierëve në spitalin e #Traumës ku 240 të lënduar kanë marrë ndihmën mjekësore.

Më shumë se 600 qytetarë në të gjithë vendin janë trajtuar në spitalet tona!

300 mjekë dhe infermierë dhe 45 ekipe të urgjencës kombëtare janë në terren dhe në gatishmëri të kësaj emergjence kombëtare!

Të fundit