Flash News

KRYESORE

Ministrja ndjek shembullin e Ramës, shfaqet e veshur sportive në pritjen zyrtare nga kryeministrja e Polonisë

Ministrja ndjek shembullin e Ramës, shfaqet e veshur sportive në

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur shembullin e kryeministrit Edi Rama duke u shfaqur e veshur sportive në pritjen zyrtare nga kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.

Manastirliu mbante veshur një xhup dhe poshtë tij një bluze jeshile dhe pantallona të zeza, zgjedhje që binte në kontrast me kolegen e saj, Elisa Spiropali dhe ambasadoren shqiptare në Varshavë, Shpresa Kureta.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk eksperimentoi me veshjen këtë radhë, por ka respektuar protokollin.

Pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Rama nuk ishin Evis Kushi dhe Bashkim Fino, dy deputetët socialistë, pjesë të grupit të miqësisë Shqipëri-Poloni në Kuvendin shqiptar.

Të fundit