Flash News

KRYESORE

Ministrja Nikolla tenton të komunikojë me studentët, "fshihet" sapo sheh reagimin e tyre

Ministrja Nikolla tenton të komunikojë me studentët,

Ministra e Arsimit Lindita Nikolla ka tentuar ditën e sotme të afrohet me studentët dhe të komunikojë duke dalë në oborrin e ministrisë, por siç duket kur ka parë irritimin e tyre ka bërë mbrapsht duke u kthyer në zyrë.

Studentët në kor dëgjohet të thonë, “Lindita Nikolla dil në bulevard”. Studentët shprehen se nuk do të dorëzohen derisa Ministria e Arsimit të plotësojë të gjithë kërkesat e tyre.

Kujtojmë që ditën e djeshme ministrja në një takim me disa studentë u shpeh se nguron të dalë në bulevard pasi një shtyrje apo sharje e studentëve do e bënte të ndihej keq pasi dhe ajo është nënë.

Të fundit