Flash News

KRYESORE

Ministrja që nuk e priste shkarkimin, gazetari: E ka mbajtur Ramën dy vite në shtëpinë e saj

Ministrja që nuk e priste shkarkimin, gazetari: E ka mbajtur Ramën dy

Shtatë ministra u shkarkuan nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste më 28 dhjetor, por sipas gazetarit Bejdo Malo, një prej tyre nuk e priste këtë vendim.

Malo tha në emisionin ‘360 gradë’ se ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk e priste të ishte në mesin e të larguarve, kjo për shkak të lidhjes që fortë politike dhe fisnore që ka me kryeministrin Rama. Sipas tij, Rama ka qëndruar dy vite në shtëpinë e Kumbaros në Paris.

“Ajo e ka mbajtur dy vjet në shtëpinë e saj zotin Rama dhe nuk e priste kurrë nga Rama që t’i bënte këtë padrejtësi. Kjo është e vërtetuar. Në Paris. Mirela ka qenë me një program që e mbulonte edhe shtëpinë. I shoqi ka qenë në BBC. Mirela ka babanë nga Libohova dhe nënën nga Vunoi. E ka kushërirë”, u shpreh Malo.

Të fundit