Flash News

KRYESORE

Ministrja Shahini: Kujt prindi nuk i pëlqejnë librat e përdorur, t’i blejë të rinj

Ministrja Shahini: Kujt prindi nuk i pëlqejnë librat e përdorur,

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se procesi i shpërndarjes së librave falas po funksionon shumë mirë dhe se ata prindër që janë të pakënaqur fare thjeshtë mund t’i blejnë librat.

Ajo shtoi se institucioni që përfaqëson ka marrë të gjitha masat për fillimin vitit të ri shkollor.

“Ka funksionuar goxha mirë, sidomos në shkollat 9-vjecare, ku kemi gati 200 mijë nxënës të përfshirë në skemën e librave falas. Fletoret e punës do të zëvendësohen plotësisht. Pra, nxënësve vitin tjetër do iu kërkohet të shkruajnë më shumë në fletore, që të përfshijmë në këtë skemë të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm. Prindërit që nuk kanë qenë të lumtur me këto libra janë plotësisht të lirë për të blerë libra të rinj. Pjesa kryesore e fëmijëve i marrin librat falas. Librat janë kthyer, janë në gjendje të mirë. Është një grup shumë i vogël i prindërve që i blejnë librat të rinj. Mbi 200 mijë fëmijë i marrin librat falas, edhe si ndihmë për buxhetin e familjes dhe pjesa dërrmuese i kanë pranuar siç janë”, tha Shahini në emisionin “Kjo javë” në News 24.

Të fundit