Flash News

KRYESORE

Ministrja Shahini largohet në mes të komisionit, reagon deputetja: Iku me arrogancë pasi mori SMS në celular

Deputetja e LSI, Nora Malaj ka komentuar gjestin e ministres së Arsimit, Besa Shahini një ditë më parë në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Edukimit, ku po diskutohej nisma e LSI-së për ndryshimin e katër neneve në ligjin e arsimit të lartë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj shkruan se ministrja po shndërrohet në vegël në duart e qeverisë  dhe harron se ka detyrim kushtetues që të respektojë rregulloren e komisionit për t’ju përgjigjur pyetjeve që i drejtohen në mbledhje.

Sipas deputetes, Shahini u largua me arrogancë, sapo i mbërriti SMS në celularin e saj.

Reagimi i plotë:

Besa ministre apo Besa portokalli mekanik ????

Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur që një ministre e Arsimit ,Sportit e Rinisë apo dhe cfarë do ministër kur thirret në komision parlamemtar , të mund të braktiste Komisioni , se i ka përfunduar koha???!! Pasi ikën me arrogancë dhe e panikosur, se ka marr mesazhe ne celular që të ngrihet, ndërkohë që edhe koha e programuar nuk kishte përfunduar , ajo si nje mekanizëm manekini mekanik , merr komandën , ndonëse për kohën që ka qendruar nuk ka thënë asgjë, ikën, nuk kthen kokë dhe fyen nje komision të tërë.... Kjo është më e pakta .. pasi në fakt ajo ka fyer e shperfillur 140 studentët shqiptarë, familjet e tyre e terë klasën e pedagogëve që janë futur ne ditën e 54 ne grevën studentore dhe prisnin zgjidhjet qe do t’i japi ministresha, e cila ka axhendë shumë të ngarkuar.Po ngjarja nuk mbaron këtu.. Zonja Shahini e tregon fyerjen e saj deri në fund me dokumentin , tashmë me shkrim , që i nis Parlamentit Shqiptarë , duke i derguar një shkresë ku nuk e njeh Parlamentin Shqiptarë, pasi ajo është shumë e zëne e nuk ka kohë për parlamentin. Ajo harron e nuk do te dijë që jemi Republike Parlamentare. Ajo drejtohet qorrazi vetëm nga një njeri , i vetmi që ajo mund t’i shërbej.... Nuk kam më fjalë për të thënę .. Tashmë Besa , qytetarja prej një viti me nen shtetësi shqiptare, harron qe ka detyrimin Kushtetues t’i përgjigjet cdo pyetjeje , apo shqetësimi që adresojnë përfaqësuesit e popullit shqiptarë, që janë deputetët dhe çdo grup interesi... Nuk kish ndodhur ndonjëherë... Ja që ndodhi nga shoqja Besa ... O Besa, nuk drejtohet vendi i shqiptarëve , me diletantizem, as me arrogancë dhe paaftësi! Dhe së fundi për ta mbyllur , Besa , përr të thënë të vërtetën, ka nevojë për dy: një për ta thënë, dhe një tjetër për ta dëgjuar. Kurrë mos lejo që dikush të jetë prioriteti yt,se ti për atë je një nga zgjidhjet alternative. Mos e harro ketë ! Mos u bëj portokall mekanikë, që pasi të përdorin, të të shtrydhin, në fund do të flakin... Reflekto sa nuk është vonë dhe mos fyej me veprimet e tua askënd.. aq më tepër Parlamentin Shqiptar!

Të fundit