Flash News

KRYESORE

Ministrja shqiptare në Parlamentin e Rumanisë, deputetët ngrihen në këmbë për ta përshëndetur

Deputetët e Rumanisë kanë respektuar ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, duke u ngritur në këmbë për të përshëndetur praninë e saj në Parlament, ndërkohë që nuk kanë munguar as duartrokitjet.

Ministrja Xhaçka ndodhet për një vizitë zyrtare në Bukuresht ku është takuar me homologun Mihai Fifor dhe kryeministren rumune, Viorica Dancila. Gjatë takimit me Dancila janë vlerësuar marrëdhëniet e mira midis dy shteteve dhe është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Kryeministrja e Rumanisë ka dhënë mbështetje për procesin integrues të Shqipërisë dhe ka theksuar se pret që vendi ynë të arrijë rezultate konkrete gjatë presidencës rumune të Këshillit të BE-së, gjatë periudhës janar-qershor 2019.

Të fundit