Flash News

KRYESORE

Ministrja suedeze telefonon Ramën: Do koordinojmë punën në lidhje me krizën në Bjellorusi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde, e cila do të jetë pasardhëse e tij në postin e kryetarit të OSBE-së.

Lajmin e ka njoftuar Ann Linde përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila bën me dije se bashkë me Ramën po punojnë për të zgjidhur krizën në Bjellorusi.

“Fola me mikun tim të dashur që prej shumë vitesh, Edi Rama. Si kryetar aktual i OSBE ne do të koordinojmë punën tonë në lidhje me krizën aktuale në Bjellorusi”, shkruan Linde.

Të fundit