Flash News

KRYESORE

Ministrja teknike nxjerr blof punonjësit e administratës, zbulon teknikën që përdorin për të bërë fushatë

Ministrja teknike nxjerr blof punonjësit e administratës, zbulon

Ministria e Financave me në krye, Helga Vukajn kanë nxjerr blof punonjësit e administratës dhe ka zbuluar mënyrën që përdornin për të bërë fushatë.

Sipas Financave nga informacionet e marra rezulton se punonjësit të administratës fiskale, doganave dhe tatimeve po përdorin si mjet raportet mjekësore afatgjata për tu angazhuar në fushatë elektorale.

“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht.  Ministria e bën thirrje qytetarëve si dhe subjekteve tregtare që ti denoncojnë këto raste dhe garanton marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre punonjësve. Ata janë të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Ëhatsapp, Viber)”, deklaron Ministria e Financave.

Pas marrëveshjes Rama-Basha angazhimi i administratës në fushatë gjatë orarit të punës është ndaluar plotësisht, vendim i cili doli nga zv/kryeminitrja teknike Ledina Mandija.

Të fundit