Flash News

KRYESORE

Ministrja Xhaçka flet për rikthimin e Demirajt në FA: Ushtarakët tanë janë të zhveshur nga ngjyrimet politike

Ministrja Xhaçka flet për rikthimin e Demirajt në FA:

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka folur për rikthimin e kolonel Dritan Demiraj në Forcat e Armatosura. Në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, Xhaçka tha se në FA ka një rregull të fortë, që është zbatimi i ligjit, ndaj dhe për Demirajn ka një vendim gjykate.

“Ka një rregull të fortë në FA, që është zbatimi i ligjit. Ka një vendim gjykate, në FA është e detyruar të mos i zbatosh. Nuk ekziston konflikti politik në FA. Kolonel Demiraj duhet të kthehet në FA, kur ka një vendim të prerë gjykate. Kur ai bën betimin për t’i shërbyer atdheut është zhveshur nga ngjyrat politike. Jemi aty për një mision shumë më të lartë”, u shpreh Xhaçka.

Sipas saj, në momentin e rikthimin në FA Demiraj ka bërë betimin, duke u zhveshur nga ngjyrat politike, ndërsa sa i takon pozicionit që ai do të marrë në FA, ministrja deklaroi se kjo do të jetë e përshtatshme për gradën e tij.

“Nuk përbën asnjë problem, përderisa nuk ka qenë efektiv i FA. Ushtarakët tanë janë të zhveshur nga ngjyrat politike”, ka theksuar ajo.

Gjithësesi, ajo shtoi se nuk ka pasur endë ndonjë komunikim të drejtëpërdrejt më Demirajn.

Xhaçka rikthen të shkarkuarin e Kodhelit; Dritan Demiraj sërish pjesë e Forcave të Armatosura

Të fundit